Trakti riprodhues i femrës është formuar me mjeshtëri për të pastruar spermën e dobët.

Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët në Universitetin Cornell të Nju Jorkut, të cilët thonë se një sërë ‘pikash’ – të tilla si ngushtimi mes mitrës dhe tubave fallopianë.

Si rezultat, vetëm qelizat e spermës më të forta mund të ecin në rrugën e tyre përmes ngërçit për të arritur vezën, duke krijuar një proces të kontrollit të cilësisë për fekondim.

Gjetja mund të ndihmojë në përmirësimin e shfaqjeve të fertilitetit dhe të përmirësojë shanset e një çifti për të pasur fëmijë.

“Nëse shikoni anatominë e sistemit riprodhues tek gjitarët, ju mund të shihni se dimensionet e kanalit që të çon tek vezët, nuk janë konstante”,tha Dr Alireza Abbaspourrad, kimist dhe autor kryesor në studim.

Dr Abbaspourrad dhe ekipi i tij përdorën spermatozoidet njerëzore dhe demit për krahasim, pastaj analizuan lëvizjen e tyre në një pajisje ‘mikrofluidike’ e cila imiton mitrën e një gruaje.

Ata gjetën se spermatozoidi mblidhet në këtë pikë dhe vetëm spermatozoidi më i shpejtë kalon.

Ata gjithashtu vunë në dukje se në këtë pikë, spermatozoidi sportiv konkurron vetëm me të tjerët me cilësi të ngjashme – jo më të ngadaltë ose më të dobët.