Zëvendëskryeministri i parë i i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, do të marrë pjesë sot në Tetovë në forumin rajonal “Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në zonat e mbrojtura në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë”.
Forumi është organizuar nga CNVP – Organizatë për ndërlidhje të vlerave natyrore dhe njerëzve.
Forumi synon të promovojë bashkëpunimin midis parqeve kombëtare, komunave, njësive rajonale dhe institucioneve të tjera përkatëse, me qëllim përmirësimin e situatës mjedisore dhe forcimin e qeverisjes së mirë në zonat e mbrojtura.
Ngjarja mbështetet financiarisht nga PONT, në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Sharr, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare”.
Comments are closed for this post.