Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njoftoi se i dënuari Zoran Milevski është dërguar në Burgun e Strugës që është burg i llojit gjysmë të hapur.

“Kjo do të thotë se ai nuk do të mund t’i përdor lehtësimet që i kanë të dënuarit në repartet e hapura. Arsyeja për këtë vendim është procedura e re penale që është kundër Milevskit”, thonë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.

Ata shtojnë se me këtë vendim, Milevski do të vazhdojë ta vuajë dënimin dhe do të jetë i qasshëm për organet hetimore.

Ndryshe, Milevski duke qenë në burg bëri aksident afër Mavrovës, ndërsa në atë aksidentet humbi jetën një i ri nga Gostivari dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.