Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot në një intervistë televizive për televizionin Ora News ka folur për zhvillimet politike në vend, si dhe për ata jashtë Maqedonisë së Veriut.

Kryetari I ASH Sela ka vlerësuar se përfundimisht stabiliteti i rajonit pas zgjedhjes se Kontestit të emrit me Maqedoni -Greqi, varet nga realizimi i Marreveshjes Kosovë -Serbi respektivisht nësë Sërbia do e njeh Kosovën si shtet të pvarur.

Ziadin Sela ka vlerësuar se Rusia edhe me tej mundohet të ushtroj ndikim e saj në Ballkanin perëndimor dhe sipas tij përkeqësohet ky dialog pas qëndron Rusia. “Besoj fuqishëm në këtë dhe ky ka qene edhe shkaku që ne kemi përkrahur ndryshimet kushtetuese që kishin të bëjnë me ndryshimin e emrit , marrëveshja me Greqinë në mënyrë që kjo zonë e ballkanit të stabilizohet. Ngelet vatra e fundit për tu kompletuar stabilizimi rajonal dhe vendosja e paqës, ngelet realizimi i fazës së fundit të kompletimit të këtij mozaiku dhe që është Marrëveshja Kosovë -Sërbi rrespektivisht Sërbia duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Çdo zhvillim politik që ndodh mes dialogut Kosovë-Sërbi dhe saherë përkeqësohet ky dialog, unë nuk kam pikën e dilemës se pas kësaj qëndron Rusia e cila vazhdon dhe është shumë interesuar që të ketë influencë këtu në Balllkanin perëndimor. Pjesë të këtyre zhvillimeve sidos te atyre në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për faktorin politik shqiptar nuk mund të rijë anash edhe Shqipëria. Është shqetësuese për ne të cilët jetojmë jashtë kufive të shtetit amë të Shqipërisë që sa herë që ka momente të rëndësishme për realizimin edhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut por edhe për zhvillimet politike në Kosovë për ne është shqetësuese që vazhdon edhe trazohet politikisht edhe Shqipëria.

Dua të jap një mesazh që faktori politik shqiptar kudo që ndodhet duhet të jetë më unik, mos harrojnë aleatët e tyre mos harojnë interesat strategjike të tyre të cilët i kanë sqiptarët, mos harojnë edhe amanetin e rilindasve tanë edhe mesazhet e Kongresit të Manastirit dhe orientimin e qartë qe shqiptaret e bënën dhe ky orientim është Propoerendimor dhe shqiptaret janë popull europian. Shqiptarët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë që bashkarisht të bëhemi pjesë e bashkimit europian” ka përfunduar Ziadin Sela