Zoran Zaev është i njeri i frikësuar i cili përpiqet në çdo mënyrë të ndikojë në hetimet e rastit me oktapodin zhvatës, tha në konferencë për media zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

“Qëllimi i tij është që mos të lejojë të zbardhet e vërteta se koka e krimit nuk është as Boki 13, as Katica Janeva, por vetëm kryesia e pushtetit të tij. Për këtë arsye Zaev me çdo çmim dëshron të ndikojë tek Prokuroria dhe organet gjyqësore, me qëllim që ky hetim të harrohet. Nëse pushteti i Zaevit do ishte i pastër, nuk do të kontaktonte me avokatët e të akuzuarës Katica Janeva dhe nuk do të parashikonte se paraburgimi i Katica Janevës do të shfuqizohet”, tha Arskovski.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se tashmë opinioni e ka të qartë se hetimi për rastin “Zhvatja” është plotësisht i komprometuar dhe se Ruskovska dhe prokuroria po e udhëheqin në mënyrë joprofesionale.

“Është e qartë se prokuroria e Ruskovskës diçka po fsheh dhe po përpiqet me gjimnastikë juridike të shpëtojë funksionarë qeveritar pa të cilët zhvatjet milionëshe nuk do të ndodhnin. Kjo është arsyeja për të cilën Zaev e lut Zotin që punët në Prokurori të mbesin status quo, që të mund edhe në të ardhmen Prokuroria e gjunjëzuar t’i mbyllë sytë para kriminelëve.Por kjonuk do të kalojë. Opinioni pa dhe dëgjoi, por edhe do t’i zbulojë krimet e këtij pushteti”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, i cili shtoi se shumë shpejtë do të vijë dita kur kriminelët do të dalin para drejtësisë. /SHENJA/