VMRO-DPMNE përmes komunikatës së sotme për media kanë akuzuar kryeministrin e vendit Zoran Zaev se po humbë kontrollin mbi shtetin, për faktin që siç thonë, disa aktivist të Qeverisë janë kërcënuar se me revole do të hynë në KSHZ.

Nga kjo parti gjithashtu shtojnë se kriminaliteti është rritur, pas rastit ku nga një bankë në Çair u vodhën përplot 150mijë euro, ndërsa Spasovski heshtë dhe nuk ka gjetur grabitësit.

Nga VMRO pyesin se vallë Spasovski po fshehë grabitësit?

“Kriminaliteti është rritur. Vetëm disa ditë para zgjedhjeve nga banka janë vjedhur 150mijë euro, ndërsa Spasovski heshtë dhe ende nuk ka gjetur grabitësit. Ekzistojnë dyshime në opinion se këto para do të shfrytëzohen për blerje të votave”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO theksojnë se qytetarët nuk mund të mbështesin krim dhe dhunë, dhe asgjë nuk mund të ndalojë rënien e LSDM-së.

Andaj, siç thonë nga partia opozitare, qytetarët do të votojnë për drejtësi, do të votojnë për Gordana Siljanovskën.