Rodrigo Alves është një nga personazhet më të njohur në botë për shkak të ngjashmërisë me kukullën Ken të cilën e ka arritur falë ndërhyrjeve të shumta estetike.

Olti Curri ka njoftuar se Rodrigo Alves do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Blogeri ka postuar një video ku djali që i ngjan kukullës Ken shprehet: “Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Unë po rimarr veten pas operacionit të fundit, është akoma pak e dhimbshme. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë shpejt do jem në Tiranë”.