Nga mbi 400 mijë të vaksinuar me dy doza vaksinash kundër KOVID-19, përfshirë edhe ditën e djeshme, gjithsej 167 persona janë infektuar 14 ditë pas pranimit të dozës së dytë. 11 prej tyre janë hospitalizuar, kanë informuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë, kjo është tregues se numri i të infektuarve nga personat e vaksinuar është shumë i vogël dhe konfirmim se vaksina është funksionale dhe paraqet mënyrën e vetme të ndryshohet fotografia për pandeminë.

Ministria e Shëndetësisë

“Sipas analizës së fundit nga 1 deri 31 korrik janë regjistruar 809 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre 82 persona janë infektuar pas 14 ditë të kaluar pas vaksinimit me dozën e dytë. Kjo tregon se vaksina është efikase vetëm kur të pranohen dy dozat dhe të kalojnë 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë”

Nga ministria thonë se ka numër të mjaftueshëm të vaksinave. Për momentin për dozën e parë ka 50 mijë vaksina Sinovak, 50 mijë Atra Zeneka dhe 70 mijë Fajzer. Në vend gjatë ditës kanë arritur edhe 20 mijë vaksina Astra Zeneka, donacion nga Kroacia.