Raporti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike, pas një studimi të gjatë arriti në përfundimin se personat që kanë lindur në muajin shtator cilësohen si më të suksesshmit.

Studimi u bazua tek notat e mijëra nxënësve nga mosha 8-15 vjeç në SHBA, dhe është vënë re se notat e fëmijëve të lindur në shtator janë më të mira.

Sipas studimit faktori që ndikon në këto rezultate është mosha. Fëmijët e lindur në muajin shtator janë zakonisht më të mëdhenjtë e klasës dhe kjo i bën të ndihen më të sigurtë dhe më të përgjegjshë.

Fëmijët e lindur në këtë muaj mund të presin deri vitin tjetër për t’u regjistruar dhe kjo i rrit më shumë mendërisht, duke iu lehtësuar punën në vitet në vazhdim.