Produkte ushqimore dhe mjete të nevojshme sot u janë dorëzuar banorëve të fshatrave Tanushë, Brezë dhe Malinë të cilët janë të bllokuar për shkak reshjeve të mëdha të borës.

Nga Qeveria informuan se sot Qendra për Menaxhim me Kriza në koordinim me Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe pjesëtarë të Kryqit të Kuq kanë realizuar aksion edhe me helikopter të ARM-së i kanë dërguar të gjitha produktet e nevojshme në këto fshatra.

“Ekipet që i ka koordinuar QMK në këto vendbanime të cilat janë bllokuar për shkak reshjeve të mëdha të borës kanë arritur me helikopterë të ARM-së dhe realizuan kontakt me banorët dhe janë konfirmuar nevojat e tyre për intervenime shëndetësore”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në aksionin kanë marrë pjesë edhe persona profesionit nga EVN Maqedoni për shkak kontrollit të përçuesit për sanimin e problemeve me energjinë elektrike.