Shkupi është qyteti i parë i Maqedonisë së Veriut që do të kyçet në programin e EBOR, për gjelbërim të suksesshëm urbanistik dhe përmes programit “EBOR – Qytete të gjelbra” do të zhvillojë plan aksionar për menaxhim me sfidat ekologjike.

Përgatitja e planit aksionar për “Shkup të gjelbër” u promovua në punëtorinë e parë që u mbajt sot, në të cilën morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të cilët janë kyçur në këtë projekt.

Hapja e punëtorisë u promovua nga kryetari i Shkupit Petre Shilegov, dhe Suzan Goranson – drejtore e infrastrukturës për Evropë, Grupacionit për mirëmbajtjen e infrastrukturës pranë EBOR.

Shkupi është qyteti i parë në Maqedoninë e Veriut dhe i pesti në Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillojë plan aksionar përmes programit “EBOR – Qytete të gjelbra”, me çka do t’ju ndihmojë autoriteteve lokale të identifikojnë, vendosin prioritete dhe të ballafaqohen me sfidat më aktuale ekologjike.

EBOR do të bashkëpunojë me Bashkinë e Shkupit dhe përfaqësues të institucioneve komunale në këtë projekt, me qëllim që të identifikojë prioritetet, përmes standardeve të përcaktuara më parë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Rrjeti global i autoriteteve lokale për qëndrueshmëri, që të krijojë plan për aktivitete dhe qëllime për veprim në dhjetë vitet e ardhshme.