Pas deputetes së LSDM-së Frosina Remenski, sot në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar do të paraqitet edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Aleksandar Kiracovski.

Deputetja Remenski dje për më tepër se dy orë ka dhënë dëshmi në PP për, siç tha, gjithçka që është e lidhur me rastin “Reket”, me Lidhjen Ndërkombëtare dhe gjithçka që është në interes të hetimit. Ajo ka hedhur poshtë çdo përzierje në rastin “Reket”.

Pas zbardhjes të këtij rasti, Remenski përmendej shumë në opinion sikur ka gisht në këtë punë, përshkak se ishte dhe kryetare nderi e Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13.

Dëshmi gjithashtu kanë dhënë edhe udhëheqësja televizive Lila Filipovska, dhe biznesmenët Siljan Micevski e Ardijan Amzoski.

Për këtë rast, të paraburgosur si të dyshuar janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe Katica Janeva./