Në seancën e rigjykimit për rastin e Almir Aliut, pala e dëmtuar kërkoi ndërrimin e gjykatësit ndihmës Lubomir Gjorgjeviç. Sipas avokatit Asmir Alispahiç, gjykatësi Gjorgjeviç është nga etnia e njëjtë me të akuzuarin Boban Iliq dhe për këtë arsye trupi gjykues duhet të ketë gjykatës shqiptar.

I akuzuari Boban Iliq denoncoi kërcënime para gjykatëses Maja Denkoska. Sipas tij, disa persona përmes rrjetit social Facebook i janë kërcënuar gruas së tij. Iliq shtoi se kërcënimet i ka paraqitur në polici.

eanca e radhës është caktuar më 2 prill./Alsat/