Që nga hapja e çerdheve (9 shtator) deri tani 18 fëmijë dhe 55 të punësuar kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Ajo tha se si rezultat i rasteve pozitive nëpër çerdhe për momentin 309 fëmijë janë në izolim.

Ajo tha se numri i rasteve pozitive dy javët e fundit është rritur, me çka nga data 9 tetor deri më datën 16 tetor, janë infektuar 6 fëmijë dhe 21 të punësuar në kopshte.

Shahpaska tha se gjendja shëndetësore e të gjithë fëmijëve dhe të punësuarve që kanë rezultuar pozitiv, është e mirë.