Paris Saint-Germaini e ka shkarkuar trajnerin Christophe Galtier, ndërsa Julian Nagelsmann pritet ta zërë vendin e tij, ka shkruar mediumi francez “Le Parisien”.

Këshilltari i futbollit në PSG, Luis Campos, e ka njoftuar Galtierin për vendimin e klubit të martën në mëngjes, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Ai e fitoi titullin në Ligue 1 të Francës, por u përball me shumë kritika pas eliminimit nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu. Galtieri është trajneri i shtatë i skuadrës parisiene qëkur klubin e morën pronarët nga Katari. Ai kishte  kontratë dyvjeçare.