Përpos temperaturave të larta, shumë prej nesh ndihen më rehat nëse mbulohen gjatë natës. Duket sikur pëlhura që hedhim sipër ka fuqi magjike dhe kur mbulohemi me to ne flemë më shpejt. Por, ka disa arsye të rëndësishme përse ndihemi më mirë kur e bëjmë këtë veprim.

Rregullon temperaturën e trupit tonë

Kur ndodhemi në një gjumë të thellë janë batanijet apo mbulesat e tjera që e ndihmojnë trupin tonë të rregullojë dhe ruajë temperaturën që na nevojitet.

Janë pjesë thelbësore e rutinës sonë të gjumit

Të gjithë kemi përdorur batanije gjatë gjithë jetës tonë, duke u bërë kështu një rutinë e rëndësishme në përditshmërinë tonë. Pra, kur shkojmë në shtrat dhe mbulohemi me një batanije, trupi ynë merr një sinjal se është koha për të fjetur.

Ulin stresin dhe ankthin

Serotonina luan një rol të rëndësishëm për të na bërë të ndihemi të lumtur dhe të qetë. Kur jemi të stresuar dhe në ankth, është e vështirë të flemë gjumë. Sidoqoftë, pasi të mbulohemi, sasia e kësaj substance rritet dhe bën Që ndjesia e stresit të largohet.

Batanijet na ndihmojnë të flemë më shpejt

Batanijet krijojnë një “mikroklimë” rreth lëkurës që zakonisht është më e ngrohtë se mjedisi rrethues. Pra, ne flemë më shpejt dhe bëjmë një gjumë më të mirë dhe më pak shqetësues.

Ndihemi të mbrojtur dhe të sigurt

Batanijet shkaktojnë ndjenjën e sigurisë pasi frika më e zakonshme që një person ka patur që fëmijë ishte frika nga errësira. Kur mbulohemi ndihemi më të mbrojtur. Kjo ndjenjë e sigurisë mbetet ende kur mbulohemi. /abcnews