Profesori amerikan Francis Entoni Bojl që ligjëron Të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Ilionis në SHBA ka thënë se ka mundësi ligjore për shfuqizimin e marrëveshjes së Prespës.

Duke pasur parasysh të gjitha mundësitë politike dhe ligjore që dalin nga kjo marrëveshje, nga shfuqizimi i saj përmes mos suksesit të Referendumit, mënyra e arritjes së 2/3 të votave në parlament dhe Ligji për ratifikimin e marrëveshjes, mendoj se mund të shfrytëzohet neni 46 nga Konventa e Vjenës që të shfuqizohet kjo marrëveshje, thekson Bojl i cili ka qenë këshilltarë në shumë organizata ndërkombëtare.

Në pjesën e II-të (Shfuqizimi i marrëveshjeve), neni 46 thotë:

1. shteti nuk mund të thirret në faktin se pëlqimi i tij të jetë i lidhur edhe me marrëveshjen e cila mund të shkelë ndonjë të drejtë ligjore brenda tij në lidhje me ingerencat për lidhje të marrëveshjeve si dhe për shfuqizimin e tyre, në rast se shkelet cfarëdo manifestimi dhe sjellje ligjore nga e drejta e brendëshme me dmth-ie fundamentale.

2. shkelja do të thotë nëse është objekt i qartë për secilin shtet, e cila në lidhje me atë sillet në pajtim me praktikën e përditshme dhe në besim të plotë.

Në rastin konkret e qartë është se shkeljet në të drejtën nacionale në Maqedoni ishin evidentuar edhe në Greqi.