Komunikacioni hekurudhor prej nesër në ora 7 do të jetë në ndërprerje për shkak të mospagesës së pjesës së dytë të rrogës për tetor, paralajmëruan kryetarët e sindikatave të personelit makinist dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV Transport, Toni Dimovski dhe Dushko Çakarovski.

Siç deklaroi Çakarovski për MIA-n, me këtë hap në të vërtetë realizohet paralajmërimi i tyre për ndërprerje të punës nëse deri më 25 të këtij muaji nuk u paguhet pjesa e dytë e rrogës për muajin paraprak.

Personeli makinist dhe ekzekutiv në Hekurudhat e kanë ndërprerë komunikacionin hekurudhor dhe transportues më 1 nëntor, për shkak të mospagesës së pjesës së dytë të rrogës së shtatorit. Pas pagesës, ditën e ardhshme e kanë ndërprerë bllokadën, por deri te udhëheqësia e ndërmarrjes hekurudhore kanë parashtruar vendim se nëse deri më datën 25 nuk u paguhet tërërishst rroga për muajin paraprak, përsëri do ta bojkotojnë punën prej orës 7 ditën e ardhshme.

Në vendimin përmendet edhe kompensimi për harxhime materiale të paguhet më së voni deri më datën 10, pasi në të kundërtën nuk do të punojnë që ditën e ardhshme.