Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, pas katër ditëve në spitalin “Zhan Mitrev”, sot do të duhet të kthehet në paraburgim në burgun hetues “Shkupi”.

Avokatja e saj Irena Frçkovska, tha se pret që Janeva të lëshohet nga spitali, ku edhe do të marrin më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

“Pritet që nga spitali të del sot pasdite dhe atëherë do të kemi më shumë detaje”, tha ajo.

Për shkak të shtypjes së lartë të gjakut, Janeva javën e kaluar nga burgu u transferua në klinikën “Zhan Mitrev”.

Janeva është e dyshuar për përfshirje në rastin “Haraçi”.