Pasi disa ditë më parë numri i personave të infektuar varionte nga 1.200 në 1.400 persona në ditë, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot tha se ka një rënie të numrit të rasteve të reja.

“Pas asaj mini-kulmi që ishte disa ditë më parë, sot kemi një rënie të numrit të rasteve të reja me coronavirus, ndërsa numri është diçka nën 900. Kjo do të thotë që masat janë të mira dhe kjo lehtëson punën e profesionistëve shëndetësorë”, tha Filipçe.

Ministri gjithashtu paralajmëroi se me 28 prill do të arrijnë 200 mijë doza të vaksinave kineze kundër Covid-19.