Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në mëngjes realizoi bisedë telefonike me Ministren për Evropë dhe përfaqësuese e Republikës Franceze në BE, Ameli de Monshalan.

“Para nesh kemi shancë të papërsëritshme ti bashkojmë interesat e dy vendeve tona, duke krijuar shembull të vërtetë për atë se si avancohet në integrime evropiane, përmes udhëheqjes, përmes vendimeve të guximshme dhe kompromiseve afatgjate, si dhe përmes reformave të qëndrueshme dhe themelore” theksoi Osmani në bisedë, duke referuar gatishmërinë e Qeverisë në mënyrë aktive të merr pjesë në promovimin e vlerave evropiane të Ballkanit”, si element thelbësor në ndërtimin e një Evrope më të sigurt, më stabil dhe më prosperuese.

“Negociatat e BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet mundësi që në vepër të demonstrohet kredibiliteti i perspektivës evropiane, si lëndë themelore djegëse për zgjidhjen e konflikteve në rajon, duke dërguar sinjal të qartë deri tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për modelin evropian i cili pritet të etablohet tek të gjitha vendet që duan anëtarësim në Union”, theksoi Osmani, duke shprehur shpresë se në Samitin e ardhshëm të BE-së do ta konfirmojnë këtë angazhim për realizimin e interesit të përbashkët.

Biseda telefonike me Ministren për Evropë, de Monshalan është pjesë e aktiviteteve të Zëvendëskryeministrit Osmani me përfaqësuesit e metropoleve evropiane, në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin BE-së në tetor.