Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore informoi se ka parashtruar ankesë për Ligjin për tatim të solidaritetit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Odës, ligji është antikushtetues, destimulues dhe joparimor.

“Vlerësimet tona janë se në këtë rast do të dalë në shesh shteti i së drejtës, duke dëshmuar se vendi ynë është i përshtatshëm për të bërë biznes dhe se siguria juridike është në një nivel më të lartë se sa supozohet. OEMVP vazhdon të inkurajojë rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe të inkurajojë luftën kundër ekonomisë gri si parakusht për krijimin e një klime të përshtatshme për biznesin”, thuhet në postimin në “Fejsbuk”.