Ndërkohë që ekonomia po njeh efektet e para shkatërruese të përhapjes globale të koronavirusit, një tjetër ngjarje e orëve të fundit po krijon panik në tregjet financiare ndërkombëtare.
Arabia Saudite, pas dështimit gjatë javës të bisedimeve në OPEC, organizatën që bashkon vendet kryesore që prodhojnë dhe tregtojnë naftë, ka vendosur të ulë me 30% çmimin e fuçisë së naftës, që tani kushton 29.4 dollarë.
Vendimi është ndërmarrë kundër Rusisë, e cila fillimisht refuzoi të ulë prodhimtarinë e saj në treg. Refuzimi i Moskës shkaktoi reagimin saudit, që me prodhimtarinë e shtuar dhe uljen e çmimeve synon të dëmtojë naftën ruse, e cila ka nevojë sipas ekspertëve të një çmimi afër 40 dollarëve për fuçi që të jetë fitimprurëse.
Vetë koronoavirusi kishte ulur çmimin e arit të zi për shkak të pezullimit të fluturimeve ndërkombëtare dhe masave të tjera parandaluese, duke çuar çmimin nga 63 në 41 dollarë.
Vendimi saudit sipas, tyre, rrezikon të përkeqësojë seriozisht marrëdhëniet midis dy fuqive, duke destabilizuar më tej rajonin.
Comments are closed for this post.