Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski ndodhet në një vizitë pune dy-ditore në Francë duke filluar nga sot, ku është planifikuar të zhvillojë një sërë takimesh ekonomike dhe politike për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe projekte të mundshme infrastrukturore.
Siç njoftoi Nikoloski, këtë mëngjes në Paris pati një takim të shkëlqyer me Bris Rokfej, Drejtor për Evropën Kontinentale në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Po vazhdojmë me një axhendë shumë intensive në interes të Maqedonisë, tha Nikolloski.
Comments are closed for this post.