Ngrënia e mëngjesit lidhet me rrezikun e vdekjes së hershme nga sëmundjet kardiovaskulare, sipas një studimi të ri.

Në këtë studim ishin llogaritur shumë parametra sikur mosha e një personi, gjinia, statuti socioekonomik, dieta, stili i jetës, masa trupore dhe statusi i sëmundjeve të mëhershme. Studimi gjeti që ata që nuk tërë kohën nuk hanin mëngjes, ishin 87% më të rrezikuar nga sulmet e zermës, knë krahasim me njerëz që hanin mëngjesin për çdo ditë, thotë Dr. Wei Bao, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Iouas.

“Mëngjesi është tradicionalisht i cilësuar si vakti më i rëndësishëm i ditës. Por na ka pasur shumë të dhëna që vërtetonin këtë pohim. Hulumtimi jonë është i pari q e vërteton këtë teori.”, thotë Bao.

Sëmundjet kardiovaskulare, specifikisht ato të zemrës si dhe infarkti, shkaktojnë 15.2 milionë vdeklje çdo vit, kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në SHBA është shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Hulumtimi shikoi për së afërmi se sa shpesh një individ han mëngjes, si dhe shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare.

Nga të gjithë të rriturit, 5.1% raportuan që nuk hanin asnjëherë mëngjes; 10.95 hanin shumë rralë mëngjes;25% nuk hanin mëngjesin me rregull dhe 59% hanin mëngjes çdo ditë.

Në krahasim me ata që konsumuan mëngjes çdo ditë, të rriturit që nuk kishin ngrënë kurrë kishin një rrezik më të madh për infarkt.

Gjithsesi disa njerëz nuk hanë mëngjes pasi që ata janë duke bërë një agjërim të kohë pas kohëshëm. Dhe dallimi mes këtyre dyjave ekziston. Agjërimi i kohë pas kohëshëm ndodh kur disa njerëz nuk hanë për periudha të gjata dhe pastaj për një periudhë hanë rregullisht.

Kjo praktikë është treguar shumë e efektshme për të luftuar obezitetin, dhe yndyrën e tepërt. Ndryshe këshillohet që të mos e humbni vaktin e mëngjesit pasi që ka dobi të mëdha në mënyrën se si kaloni ditën.