Moti sot në Maqedoni do të jetë i ftohtë në mëngjes ndërsa pjesërisht i vranët me periudha me diell gjatë ditës.

Vranësirat do të zvogëlohen gjatë pasdites.

Do të fryjë erë mesatare deri në e fortë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë rajonit të Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë.

Në Shkup paradite do të mbajë mot me vranësira mesatare ndërsa pasdite vranësitë do të zvogëlohen.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.

Në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa deri të premten temperatura ditore do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Të premten do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu.

Nga e shtuna temperaturat ditore do të kenë rritje të ndjeshme.