Në Strumicë, Veles dhe Tetovë janë deponuar fletëparaqitje penale kundër 5 personave, dy persona janë denoncuar për shkelje të nenit 205 të Kodit Penal, gjegjësisht për bartje të sëmundjes ngjitëse si dhe për shkelje të nenit 206 te Kodit Penal për mos veprim sipas rregullave shëndetësore në periudhën e epidemisë. Në Shtip po ashtu janë deponuar informata në Prokurori kundër 4 personave të cilët dyshohet se kanë thyer nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht kanë vepruar në kundërshtim me rregullat shëndetësore në periudhën e epidemisë.