Situata me koronavirusin në rajonin e Shtipit po eskalon, vlerësoi sot kryetari i përkohshëm i Komunës së Shtipit, Jane Milanov. Aktualisht janë 200 raste aktive, dhe sot u regjistrua rast i dytë i një edukatori të infektuar në objektin “Luledielli” në kuadër të kopshtit “Astibo”.

“Atje kemi edhe një rast tjetër dhe fëmijët nga grupi i ri u vendosen në izolim, dhe gjithashtu kujdestari nga ai grup është vendosur në izolim”, tha Milanov.

Javën e kaluar, 40 fëmijë nga shkolla fillore “Tosho Arsov” dhe kopshti “Luledielli” në vendbanimin Senjak u vendosën në izolim, pasi virusi u konfirmua te një mësuese dhe edukatore dhe kujdestar në kopshtin e fëmijëve. Por virusi po përhapet edhe tek studentët dhe pensionistët.

“Ajo që kam si informacion nga Qendra për shëndetin publik-Shtip është që fatkeqësisht virusi është përhapur intensivisht në qarqet, të cilat janë të përfshira me masat mbrojtëse, sa i përket mësimdhënies onlajn dhe që nga studentët ky virus është gjithnjë e më i pranishëm dhe për fat të keq nder pensionistet. Ky është informacioni që unë kam nga sot dhe në atë drejtim, do të thotë që virusi përhapet jo gjatë angazhimit të punës së dikujt dhe obligimeve të studentëve, por edhe përmes këtij shoqërimi, jashtë orarit të punës”, shtoi Milanov.