Ditë të mbarë të gjithëve, faleminderit për interesimin tuaj. Sot është një ditë e veçantë, sot është një ditë e bukur, një ditë me diell, një ditë kur qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë. Një ditë kur i gjithë pushteti është në duart e qytetarëve.

Ata pak 100 e ca shpirtra që vendosën fatet e qytetarëve në periudhën e kaluar tani janë një letër e heshtur.

Sot qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e familjeve të tyre, të ardhmen e Maqedonisë, të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Dhe kjo është arsyeja pse mesazhi im nga këtu sot është të dilni, të votoni, secili të marrë dhjetë minuta nga koha e tij. Sepse kështu ai vendos për të ardhmen e fëmijëve të tij, të familjes së tij dhe të ardhmen e Maqedonisë.

Sa më i madh të jetë numri i atyre që votojnë, aq më të forta do të jenë ndryshimet.

Prandaj edhe një herë bëj thirrje për pjesëmarrje masive dhe i bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të përcaktojmë bashkërisht trajektoren që do të ndjek Maqedonia në të ardhmen.