Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, nëntë vjet më parë u pranua në Unionin Federal të Kombesive Evropiane (FUEN), organizata më e madhe e pakicave në Evropë. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bë anëtare e parë nga Republika e Shqipërisë në Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) në kongresin e mbajtur më 15.05.2015 në Komotini, Greqi nën organizimin e Federatës së Turqve të Trakisë Perëndimore në Evropë, Shoqata e Studentëve të Maturantëve të Trakisë Perëndimore dhe Partia për Miqësi, Barazi dhe Paqe e Pakicës Turke në Greqi.

Që atëherë e deri më sot, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana jep një kontribut të madh në evidentimin dhe tejkalimin e një numri të madh çështjesh me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Punon vazhdimisht për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka marrë pjesë rregullisht në këto nëntë vite në të gjitha kongreset e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN). Në të gjitha kongreset shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë parashtroi rezoluta, përmbajtja dhe synimi i të cilave ishte përmirësimi i jetës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe të gjitha u votuan nga Unioni Federal i Kombesive Evropiane (FUEN). Ato u janë dërguar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare që kanë lidhje me minoritetet. Këto rezoluta kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si anëtare e barabartë në Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) dhe si pjesë e Grupit Punues të Pakicave Sllave në Evropë pranë Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), ngre në mënyrë aktive çështjet në skenën ndërkombëtare për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Me këtë rast, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mirënjohjen e sinqertë kryesisë së Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar për interesat e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Lëvizjen Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut nga Kanadaja me Kryetar z. Bill Nicholov, që ndihmon që shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë të paguajë kuotën vjetore të anëtarësimit dhe të jetë anëtar i barabartë i Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN).

U shumëfishofshin përvjetorët dhe miqësitë tona me të gjitha kombet dhe pakicat në Evropë.

 Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj