Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në Bruksel tha se do të bëjë gjithçka dhe do të angazhohet që Maqedonia të merr datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE deri në muajin tetor.

Ajo tha se për marrjen datës për negociatat me BE-në në pyetje janë disa javë,

E pyetur nga AIM për fundin e samitit dyditor dhe nëse mund të garantojë datë për negociatat, Merkel tha se dje liderët e vendeve të BE-së dje kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut.

“Do të bëj gjithçka që mundem që të merret vendim pozitiv, pasi Maqedonia ka bërë punë shembullore me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer dhe kemi biseduar për këtë. Bëhet fjalë për disa javë, por angazhimi ynë mbetet dhe unë do të angazhohem maksimalisht”, tha Merkel.