Ai është pa diskutim një nga artistët më të dashur për publikun, sidomos atë femëror dhe për këtë meritat i ka jo vetëm talenti tij i lindur, por edhe pamja e jashtme. Është vazhdimisht i mikluar nga vajzat, por ja që në jetën e Ledri Vulës ka vend vetëm për një person, Sara Hoxhën.  Pak dihen nga detajet e lidhjes së tyre, por së fundmi, këngëtari ka zbuluar detaje të reja nga marrëdhënia e tyre duke zbuluar si u njohën.

Ylli kosovar u shpreh se Sara shkoi në backstage pasi shoqet e saj e kishin shumë qejf Ledrin, por këngëtari pëlqeu Sarën dhe jo shoqet e saj.

“Shoqeve të veta iu pëlqeja unë dhe ajo erdhi në backstage, prej shoqeve të saj më pëlqeu Sara,”- tha Ledri në një intervistë për “Nin”.

Çifti e kanë bërë lidhjen zyrtare dhe pak kohë më parë nëna e Ledrit la të nënkuptohej se mund të kemi dasmë pas karantinës. Pasi e mbajtën të fshehur për shumë kohë marrëdhënien e tyre, Ledri e bëri publike me anë të postime në rrjetet sociale ku shpreh dashurinë për të.

Pak ditë më parë Sara festoi ditëlindjen dhe këngëtari i kushtoi fjalët më të bukura. “E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pijshëm, si të jetojmë vetëm ne të dy në një ishull. Gëzuar Ditëlindjen”- shkroi Ledri. Ndërsa postimin e shoqëroi me foton ku shihet i kapur për dore me Sarën duke vrapuar në plazh.