Paga mesatare neto e paguar për të punësuarit në muajin gusht të këtij viti ka qenë 25.127 denarë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar është rritur për 3.8 përqind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritja prej 3.8 përqind para se gjithash, është për shkak të rritjes së pagës në veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 10,9 për qind, transport dhe magazinimit për 7.3 për qind dhe informacioneve dhe komunikimeve për 5.8 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritja e pagës mesatare neto mujore të paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak është shënuar në sektorët informacione dhe komunikime për 4.7 për qind, art, argëtim dhe rekreim për 3.5 për qind dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 2.3 për qind.

Paga mesatare bruto mujore e paguar për të punësuar, në gusht të vitit ka qenë 37.322 denarë.