Gjatë javës së kaluar (nga 4 marsi derë më 10 mars) janë regjistruar katër raste të reja nga sëmundja e gripit, prej të cilëve dy nga Shkupi, dhe nga një në Ohër dhe Tetovë, të cilët kanë qenë të moshës nga 50 deri 70 vjet. Tek të dy personat është konfirmuar herët sëmundje kronike, gjegjësisht ekzistimi i komorbide. Tek të gjithë të vdekurit është konfirmuar në mënyrë labaratorike virusi i gripit A(H1pdm), thuhet në raportin e Instituti për Shëndet Publik.

Gjatë javës së kaluar në vend janë paraqitur 2.429 të sëmurë nga gripi, me çka për 9.3 për qind është zvogëluar krahasuar me një javë më herët ku u regjistruan 2.678 të sëmurë.

Në sezonën 2018-2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin në 17.630 persona, ndërsa janë regjistruar 15 raste të vdekjeve nga gripi, të moshës nga pesë deri më 86 vjet.

Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë nga 28 njësi. Numri më i madh e të paraqiturve janë nga Qendra për Shëndet Publik Shkup (560).

Sipas të dhënave të Drejtorisë e Shëndetësisë, janë vaksinuar 19.992 persona me vaksina kundër gripit.