Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni ka ngritur aktakuza ndaj dy shtetasve të huaj: njëri nga Gjermania dhe tjetri nga Italia. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “kontrabandim me emigrantë”.

Siç thonë nga Prokuroria, sipas një marrëveshje paraprake ata kanë transportuar emigrantë përmes kufirit të Maqedonisë.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit ju kanë marrë edhe të holla emigrantëve.

Përveç aktakuzës, Prokuroria kundër të akuzuarve ka dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit.