Hetimi i pasurisë së funksionarëve përsëritet si premtim i përjetshëm politik në vendin tonë.

Vëmendje të posaçme do të kushtojmë në pjesën për pastrimin e gjyqësorit dhe konfirmimin e prejardhjes së parave dhe kapitalit tek çdo funksionar përmes rrugës së sistemit për të cilin bashkërisht do të merremi veshtë”, tha Zoran Zaev, LSDM.

Hapin e parë e menduam dhe ende mbesim në qëndrim i cili do të jetë hapi që VMRO-DPMNE do e marrë në Kuvend, ai do të jetë të propozojë Ligj për hetimin e prejardhjes së pasurisë të gjithë atyre personave që merren me politikë, ose në të kaluarën kanë bartur pozita të larta politike, pronën e tyre dhe prejardhjen e pronës së familjeve të tyre”-theksoi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Ky ishte zotimi i krerëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së pas konstituimit të Kuvendit, në periudhën kur partitë politike janë në garë për të formuar shumicë parlamentare. Ndërkohë ish-antikorrupsioneri Arif Musa shprehet se vendi ka ngelur në vitet 2001 apo 2002, kur është sjellë edhe Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe për hetim të pasurisë dhe nuk është bërë asgjë konkrete rreth hetimeve të funksionarëve të lartë. Musa nënvizon se shembull më i mirë për hetimin e pasurisë së politikanëve është Kroacia.

Kroacia ka një institucion brenda Prokurorisë publike i cili merret me hetimin e pasurisë së funksionarëve të lartë, por edhe heton edhe korrupsionin e funksionarëve të lartë. Që do të thotë se kapacitetet e tilla mund të bëhen në mënyrë shumë më të shpejtë me ligjin e ri që mendoj se duhet ta propozojnë dhe duhet ta sjellin si formacion i ri. Edhe kapacitetet njerëzore edhe ata hapësinore do të mund ti plotësojë një pjesë e Prokurorisë e cila do të jetë e specializuar me këtë çështje”-tha Arif Musa, ish anti-korrupsioner.

Sipas ish-anëtarit të Komisionit për anti-korupsion, Arif Musa, me rëndësi është transparenca dhe mënyra që ti shkohet deri në fund hetimit dhe qasjes së pasurisë së funksionarëve dhe njerëzve të cilët merren me politikë.