Këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin, të cilët u martuan gjatë muajit shtator të vitit të kaluar i kanë çuditur të gjithë në një intervistë që kanë dhënë për revistën “Vogue”.

Gjatë kësaj interviste ata kanë treguar një nga sekretet e marrëdhënies së tyre dhe të gjithë kanë mbetur me gojën hapur, pasi e kanë dëgjuar.

Justin ka treguar se me Haileyn ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm natën e parë të martesës.

Më tej ai është shprehur kështu:

Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira.”
Dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale ishte arsyeja pse Justin dhe Hailey vendosën të martoheshin vetëm tre muaj, pasi ishin njohur.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste këngëtari ka theksuar se Hailey ka gjithçka që ai ka kërkuar tek një femër.

Kujtojmë këtu se çifti edhe nuk e ka zhvilluar ceremoninë e dasmës, por vetëm kanë bërë celebrimin.