Në Maqedonin sot është duke u mbajtur raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Nga Konferenca e orës 19:00 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor , në votime deri në ora 18:30 kanë dal 662 mijë votues apo 39.71%.

Komunat që kanë pasë më së shumti votues kanë qenë në Aerodrum 46 % dhe Manastir 45%.

Ndërsa ato që kanë pasë më pak votues janë Braqishtë 18.23%, Likovë 17.24% dhe Studenqan 19%.