Një rrëqebull është incizuar nga pajisjet speciale për ndjekjen e kafshëve në Parkun Nacional “Galiçicë”.

Andon Bojaxhi, udhëheqës i Departamentit për mbrojtje të natyrës në PN “Galiçica” sqaron se gjatë 18 muajve, kamerat speciale të vendosura në disa vende, disa herë kanë incizuar dhe fotografuar rreqëbullin ballkanik në vende të ndryshme.
Sipas tij, me këto të dhëna nuk janë të mjaftueshme për të vërtetuar numrin e tyre.

Identifikimi i rreqëbujve përmes fotografive është e vështirë për arsye se ato identifikohen përmes gëzofit të rrëqebullit dhe është gati e pamundur që përmes fotografive me cilësi të ulët të bëhet identifikimi.