Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në ClickPlus ka folur për kundërshtimin e partisë opozitare Alternativa për të mbështetur kandidatin e tyre për kryetar të Tetovës.

Megjithatë, Hoxha tha se AAA edhe nëse e mbështet kundërkandidatin e tyre nga radhët e BDI-së, sërish nuk janë kundër që AAA të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nëse nuk e përkrahin Bilall Kasamin i bie që e përkrah Teuta Arifin dhe nëse Alternativa është në hamendje për t’iu bashkëngjitur shumicës parlamentare përmes BDI-së, ne nuk kemi as këtu asnjë problem”, tha Hoxha.

Se mund të ketë rritje të shumicës parlamentare, e tha në ClickPlus edhe Kreshnik Bekteshi nga BDI.