Zyrtarë policorë nga SPB-Shkup sot (18.01.2021) kanë gjobitur deputetin M.K. i cili ka shkelur Ligjin për siguri në trafik.

Siç thonë nga MPB, deputetë gjatë drejtimit të makinës së tij në rrugën Kumanovë-Shkup, ka qenë duke biseduar në telefon.

MPB bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.