Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura, por pa ndërprerje.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Autostrada Milladinovci-Shtip, seksioni Milladinovci-Kadrifakovë dhe Kadrifakovë-Milladinovci, nuk është lëshuar për qarkullum. LAMM apelon tek shoferët të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë.