Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë ku zhvilloi një takim me homologun e tij turk Mevlut Çavushoglu.

Përforcimi i marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe, avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe shkëmbimi i mendimeve për shumë çështje aktuale, kanë qenë temat të cilat janë përqendruar shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Turqisë, Nikolla Dimitrov dhe Mevlut Çavushoglu në takimin në Ankara.

Siç njoftojnë nga MPJ-ja, Dimitrov do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetëror turk, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe gjithashtu takime në Kuvendin e Turqisë.