Dafina Zeqiri është përfshirë së fundmi në një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Dj Geek, me të cilin ka patur edhe bashkëpunime. Burime nga “Icon Style” bëjnë me dije se romanca midis tyre ka nisur prej pak kohësh.

Dj Geek i tregon hapur ndjenjat e tij karshi këngëtares, pasi nuk ndalet së postuari çdo hit të sajin, si dhe pa i komentuar me ikona dashurie. Por një tjetër e dhënë për lidhjen e tyre të dashurisë është edhe videoklipi i këngës “Alo” që ata kanë bërë bashkë, ku shfaqen në momente mjaft romantike pranë njëri-tjetrit. /Mapo.al