Tayna prezanton veturën e re luksoze që ka blerë Rep-artistja e njohur, Tayna është një prej emrave më të pëlqyer dhe të komentuar të showbiz-it.

Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi dhe video të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.

Tayna e cila së fundmi ka blerë një veturë të re luksoze, ka publikuar disa fotografi duke bërë xhiro në qytet.

Në mesin e komenteve që ka marrë krahas fotografive, një ndjekës e ka pyetur reperen “Cili Sheik ta blejti nime”.

“Doruntina al Sheikh edhe naft pi qet sa po mun pi toke”, është përgjigjur Tayna.