Prej sot në Bullgari fillojnë inspektimet e përforcuara për certifikatat e gjelbra. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, autoritetet bullgare ditëve të fundit lejuan periudhë kalimtare që objektet e mbyllura të përgatiten për pikat për testime të shpejta, galeritë, kinematë dhe teatrot.

Certifikata nuk do të jetë e nevojshme gjatë vizitës së barnatoreve, dyqaneve të vogla, zyrave bankare dhe administratës shtetërore.

Gjobat sipas urdhrit të ministrit bullgar për Shëndetësi, Stojço Kacarov, janë deri në 2.500 euro dhe procesim të mëtutjeshëm deri te prokuroria.

Kontrolli që përbëhet nga ekipe të gjelbra të rritura të inspektorateve shëndetësor rajonal, së bashku me nëpunësit policor dhe Agjencinë për ushqim, do t’i rrethojnë lokacionet, po më nuk do të shkruajnë vetëm paralajmërime, por edhe do të sanksionojnë në mungesë të dokumentit.

Të gjithë inspektorët tashmë e kanë në celularët e tyre aplikacionin “Shërbime informative”, të zhvilluar nga “Covid Check BG”, e cila e lexon kodin QR të certifikatave për vaksinimin kompleks, për personat të cilët e kanë kaluar Kovid-19, si dhe për testet e kryera.