“Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Çair. Sapo përfunduam takimin miqësor me Behgjet Pacollin dhe ekipin e tij me lajme shumë pozitive për Komunën e Çairit”.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i kësaj zone dhe ish-kryetari i komunës, Izet Mexhiti përmes profilit të tij në facebook, i cili ka publikuar takimin e zhvilluar sot me investitorin Behgjet Pacolli dhe të pranishmit e tjerë si kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Sipas tij, pas bisedimeve intenzive në periudhën e kaluar është arritur marrëveshje për investim strategjik në Çair në vlerë prej 50 milionë eurove.

” Ky investim parashikon ndërtimin e 12 garazhave me kate dhe mbi 3000 vende parkimi. Kjo përgjithmonë do ta zgjidh problemin kryesor të Çairit. Legjislacioni i RMV-së parashikon shpalljen e këtyre investimeve strategjike me ligj të posaçëm”, ka shkruar Mexhiti. Ja njoftimi i tij i plotë:

“Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Çair. Sapo përfunduam takimin miqësor me Behgjet Pacollin dhe ekipin e tij me lajme shumë pozitive për Komunën e Çairit. Pas bisedimeve intenzive në periudhën e kaluar arritëm marrëveshje për investim strategjik në Çair në vlerë prej 50 milionë eurove. Ky investim parashikon ndërtimin e 12 garazhave me kate dhe mbi 3000 vende parkimi. Kjo përgjithmonë do ta zgjidh problemin kryesor të Çairit. Legjislacioni i RMV-së parashikon shpalljen e këtyre investimeve strategjike me ligj të posaçëm.”