Gjashtë banorë të fshatit Buzallakovë të Velesit dje janë arrestuar nga policia derisa në mënyrë të paligjshme prisnin dru për ngrohje.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, dje në orën 16 në afërsi të fshatit  Sopot-Veles, nëpunës policorë të SPB Veles dhe të Policisë së Pyjeve i kanë privuar nga liria T.S.(51), Е.I.(28), XH.I.(40), М.Ј.(39), H.S.(35) dhe S.S.(35), të gjithë nga fshati Buzallakovë – Veles.

“Ata janë pikasur gjatë prerjes së kundërligjshme të druve për ngrohje dhe tek ata janë gjetur tri sharra motorike dhe një automjet transportues i ngarkuar me katër metra kub dru të prera, kurse në afërsi të vendit janë gjetur edhe rreth dhjetë metër kub dru për ngrohje”, kumtoiMPB-ja.

Automjeti dhe sharrat motorike janë sekuestruar për procedure të mëtejme, kurse drutë janë marrur nga ana e Policisë së Pyjeve dhe Ekonomisë së Pyjeve.

“Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thekson MPB në  kumtesë.