Qeveria franceze ka dhënë dritën jeshile për një platformë për eVTOL-et e Volocopter-it gjatë Lojërave Olimpike.
Por qyteti i Parisit nuk është i kënaqur dhe dëshiron të luftojë vendimin, shkruajnë mediat e huaja.
David Belliard, nënkryetar i bashkisë së Parisit dhe përgjegjës për transformimin e hapësirës publike, transportit dhe lëvizshmërisë, i tha France Bleu se qyteti do të përpiqet të luftojë dekretin e qeverisë.
Arsyeja? Do të përfitonin vetëm të pasurit!
Qeveria franceze kishte lejuar taksitë elektrike ajrore që do të përdoren në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke revolucionarizuar potencialisht transportin urban.
Mjetet ajrore të Volocopter, ose VoloCity, janë dyvendëshe të pajisura me 18 rotorë me energji elektrike.
Këto kabina qiellore lejohen në disa kushte, duke përfshirë miratimin e një ndërtimi heliporti në lumin Seine pranë stacionit hekurudhor Austerlitz.
Kjo platformë është ndër të parat e ndërtuara posaçërisht për taksitë fluturuese brenda qytetit.
Comments are closed for this post.