“Medusa” nuk është e vetmja surprizë që Loredana ka rezervuar për fansat. Kohët e fundit Loredana ka udhëtuar shpesh drejt Kosovës, dhe arsyeja besohej se kishte të bënte me projektet e reja me të cilat po punon. Por sipas Prive, Loredana pritet të sjellë së shpejti një dokumentar, që do të jetë jo vetëm për karrierën por dhe për jetën personale.
Pak ditë më parë u raportua se Mozzik do të marrë pjesë në një prej këngëve të ish partneres, por duke qenë se Loredana do të publikojë dokumentarin, gjasat janë që reperi të jetë gjithashtu pjesë e tij. Një ditë më parë, kur një fans e pyeti reperen lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik, ajo tha “Është sekret për momentin, por do e mësoni”.
Pasi Loredana bëri “paqe” me çiftin zvicerian të cilët e akuzuan për mashtrim, është parë një afrimitet mes saj dhe Mozzik. Në fillim qarkulloi në rrjet një video, ku shiheshin në një qendër tregtare në Gjermani. Më pas, disa postime të Loredanës ku pozonte me një makinë të ngjashme me atë të Mozzik, shtuan më shumë dyshimet.
Pas ardhjes në Kosovë, ata u kapën “mat” në një restorant duke darkuar së bashku. Si për të përforcuar më tej spekulimet, Loredana bëri një deklaratë pasi u pyet nga një fans në lidhje me Mozzik, duke thënë: “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”
Comments are closed for this post.